Vatra zjarresh në Gjirokastër, digjen kullotat

Gjirokastra është përshirë nga një sërë vatrash zjarri gjatë së martës. Burime nga policia bëjnë me dije rasti i parë i zjarrit është shfaqur në pyllin e fshatit Llongo të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër, aksidentalisht nga një cigare , e hedhur nga shtetas që mbledhin bimë medicinale në këtë pyll. Zjarri ka përfshirë rreth tre hektarë pisha dhe bredha si dhe kullotë të fshatit Llongo. Gjatë natës zjarri si pasojë e erës së fortë është përhapur në disa drejtime ku një drejtim i zjarrit ka rrezikuar seriozisht banesat e njërës prej lagjeve të këtij fshati. Ndërhyrja e repartit Zjarrikës , e punonjësve të policisë së komisariatit të Policisë Gjirokastër , si dhe e vetë banorëve ka bërë që zjarri të mos shkaktojë asnjë dëm në banesat e këtij fshati. Zjarri në pyllin e fshatit Llongo po vijon edhe në këto momente.
Ndërkaq një tjetër zjarr është evidentuar rreth orës 21.00, të mbrëmjes në përroin midis fshatit Pepel dhe Vodhinë të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër, ku një i moshuar S.P. rreth 79 vjeç, nga fshati Pepel i cili kërkonte bagëtinë i ka rënë cigarja nga dora dhe menjëherë është ndezur bari e shkurret. Vetë i moshuari ka lajmëruar të afërmit e vet dhe policisë dhë është përpjekur të shuaj zjarrin por s`ka mundur dot pasi zjarri mori përmasa të mëdha menjëherë. Edhe në këtë rast zjarri si pasojë e erës së fortë është përhapur me shpejtësi duke rrezikaur seriozisht banesat e fshatit Pepel, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është shmangue dicka e tillë. Zjarri në këtë kullotë është duke u shuar plotësisht.
Rasti i tretë i zjarrit është evidentuar në kodrat midis lagjes Zinxhira dhe fshatit Lazarat. Disa persona nga fshati Lazart rreth orës 01.00 të mëngjezit të datës 08.08.2012, të cilët janë të evidentuar nga policia, kanë qëlluar me armë automatike me fishekë gjurmëlënës në drejtim të postobllokut të Policisë i cili funksionon në vendin e quajtur Kordhocë dhe më pas kanë qëlluar nëdrejtim të kodrave përballë fshatit dhe si pasojë e plumbave ka marrë zjarr bari. Edhe në këtë rast zjarri si pasojë e erës së fortë është përhapur me shpejtësi duke djegur plotësisht tre hektarë me pisha 4 vjecare si dhe ka përfshirë një sipërfaqje të madhe kullote bar dhe shkurre. Zjarri po vijon edhe në këto momente, pasi ndërhyrja e repartit zjarrfikës është e pamundur për shkak të terrenit . Në vendngjarje janë punonjësit e policisë si dhe të drejtorisë rajonale të pyje kullotave .
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të distancohen nga këta elementë që tentojnë të godasin policinë dhe të bashkëpunojnë me uniformat blu për kapjen e tyre, ndërsa u bën thirrje gjithashtu edhe blektorëve dhe atyre banorëve që kanë në përdorim toka buqësore apo sipërfaqje kullosore, të bëjnë kujdes të mos shkaktojnë zjarr me dashje apo pa dashje pasi toleranca nga nga ana e policisë për të tilla raste do jetë zero.