E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin investimet ne Delvine

Në një kohë kur investimet e pushtetit vendor në të gjithë vendin janë rrudhur, Bashkia e Delvinës ka planifikuar investime të munguara në qytetin e Delvinës. Kreu i Bashkisë Delvinë, Dhurim Alinani tregon se me një fond prej 55 mijë dollar në bashkëpunim me një bashkëpunim italian, pushtetin vendor si dhe mbështetjen e Këshillit të Qarkut Vlorë do t’i shtojë qytetit një qendër multifunksionale që do të shërbejë kryesisht si vendi ku do të ekspozohen vlera kulturore të qytetit të Delvinës. 
Gjithashtu fëmijëve të këtij qyteti do t’i shtohen 2 kënde lojërash të munguara në qytet. 
Por ai që shihet një investim i rëndësishëm për këtë qytet nga kreu i bashkisë se Delvinës është rrruga Delvinë-Rrusan një investim nga Fondi i Zhvillimit që do të nisë në fillim të 2013 me një fond prej 40 milionë lekësh dhe është pikërisht kjo rrugë e kërkuar nga mjaft agjenci turistike pasi janë të huaj e vendas që duan të vizitojnë objekte mbi 300 vjeçare që gjenden në këtë zonë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›