E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau gruan pasi dyshonte se e tradhtonte

Dyshonte se e tradhtonte gruaja dhe e qellon me mjete te forta duke i marre jeten nderkohe qe eshte perballur dje me masen e arrestit Burg pa afat. Gani Myrteli 61 vjec eshte perballur dje me vleresimin e mases se arrestit dhe caktimin e mases se sigurise pasi u arrestua diten e shtune per vrasjen e bashkeshortes se tij Resmie Myrteli 58 vjece. Rreth ores1000te paradites se djeshme Myrteli ka mberritur prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ne Berat ku gjykata vendosi ndaj tij te ligjshem arrestimin dhe percaktimin e mases se sigurise Arrest me burg per vepren penale te Vrasjes me dashje. Organi i akuzes i paraqiti trupit gjykues provat e para mbi te cilat akuzohet 61-vjecari per vrasjes e bashkeshortes se tij nderkohe qe i kerkoi gjykates qe te cilesoj si te ligjshem arrestimin dhe vendosjen e mases se sigurise Arrest ne burg. Nga ana e tij sipas burimeve te gjykates 61-vjecari ka deklaruar se pranonte akuzen dhe se kishte qelluar ndaj bashkeshortes se tij pasi dyshonte se ajo e tradhtonte. Ne emer te trupit gjykues Mariana Velcani e cilesoi si te ligjshem arrestimin dhe vendosi ndaj tij masen e arrestit me Burg pa afat per vepren penale te Vrasjes me dashje. Ngjarja per te cilen akuzohet 61-vjecari ndodhi diten e shtune ne fshatin Morave te rrethit te Beratit ku pas nje grindje me bashkeshorten per shkak te dyshimeve per tradhti ai e qelloi ate me mjete te forta duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›