Itali, 50 shqiptarë kalojnë natë në aeroport
TIRANE- Mbi 50 pasagjerë që do të udhëtonin dje me linjën ajrore “Albania Airlines” nga Torino drejt Tiranës janë mbajtur për më shumë se 14 orë në aeroportin e një qyteti tjetër të Kunes, po në Italim dhe vetëm sot paradite janë nisur drejt Shqipërisë. Pasagjerët të kontaktuar nga NEWS24 akuzojnë drejtuesit e kompanisë së futurimit “Albania Airlines” se nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim për vonesat në udhëtim. Një pasagjerë e quajtur Silva tregon për NEWS24 se rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar gjithë pasagjerët pa asnjë lloj shpjegimi janë transprotuar nga Torino drejt Kunes dhe aty janë mbajtur gjithë natën në aeroport pa asnjë lloj asistence madje as ujë. Pasagjerja në fjalë tregon se kaloi një natë të vështirë për shkak dhe të të miturit që kishte me vete, një fëmije vetëm një vit e gjysëm. Fluturimi i pasagjerëve shqiptarë drejt Tiranë është mundësuar rreth orës 10.00, por mbetet enigmë sorollatja e tyre sa nga një aeroport italian në tjetrin.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)