I shpeton policise arrestohet kur makina perplaset me borduren
Nuk i eshte bindur urdhrit te punonjesve te policise per te ndaluar duke u larguar me shpejtesi dhe vene ne rrezik jeten e efektiveve te rendit. Nderkohe qe autori eshte kapur disa kilometra me larg kur ne ndjekje e siper makina luksoze te cilen drejtonte eshte perplasur me borduren e rruges fatmiresisht pa pasoja per jeten e tij. Edison Mici 26 vjec nga Tepelena eshte arrestuar rreth ores 21.30 te se martes nga ana e Specialisteve per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster me akuzen e Kundershtimit te Punonjesit te rendit Publik dhe te Mosbindjes ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik. Ngjarja eshte konfirmuar nje dite me pare nga zedhenesi i kesaj policie Gentian Mullai sipas te cilit rreth ores 17.30 te se henes 26-vjecari ishte duke levizur nga Gjirokastra ne drejtim te Tepelenes me automjetin e tij tip Mecedes-Benz Rexhina me targa 6T6 9003. Pasi eshte afruar ne postbllokun e policise te ngritur ne aksin rrugor Gjirokaster Tepelene ne vendin e quajtur Volsvagen prane liqenit te Viroit-Gjirokaster nuk i eshte bindur urdherit te punonjesit te policise per te kontrolluar automjetin e tij duke kundershtuar me force kontrollin e automjetit dhe eshte larguar me shpejtesi duke vene ne rrezik jeten e punonjesve te policise qe ishin ne sherbim. Mullai sqaron rreth ngjarjes ne fjale se autori Edison Mici eshte larguar me shpejtesi te madhe ne drejtim te Tepelenes. Nderkohe forcat e Policise jane vene ne ndjekje te tij ku ne vendin e quajtur Ura e Leklit -Tepelene automjeti u karrambolua me bordurat e ures dhe doli nga rruga por pa pasoja per drejtuesin e automjetit . Policia ka bere shoqerimin e drejtuesit te automjetit per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster per veprime te metejshme. Nga kontrolli i bere ne automjet nuk u konstatua asnje send i kundraligjshem ndersa automjeti u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Materialet ne ngarkim te ketij shtetasi i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.