E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Alibeaj: Ne buxhetin e 2009-es nje rritje prej 300 % investimeve

DIBËR - Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj ka bere me dije se qeveria ka detyrim madhor dhe pergjegjesi per te krijuar kushte te mira qe sistemi i drejtesise qe ai te punoje ne kushte optimale, pavaresie, paanesie dhe te garantoje drejtesi. "Ështe detyrimi i qeverise, Parlamentit, sistemit gjyqesor t'i tregoje partnereve tane se ne, jemi te denje te meritojme ndihmen e tyre dhe t'ia shperblejme", ka deklaruar dje ministri. Sipas tij ka nje detyrim, se pari te qeverise shqiptare, qe investime te tilla te mirembahen. Ndersa mesohet se qeveria shqiptare me buxhetin e vitit 2009 ka parashikuar nje rritje prej 300 per qind per sa perket investime ne sistemin e drejtesise, te cilat parashikojne jo vetem mirembajtjen e godinave por edhe ngritjen e atyre te reja. Kete deklarate Alibeaj e ka bere gjate perurimit te Gjykate se Dibres. Ne ceremonine e perurimit moren pjese perfaqesuesi i Delegacionit te Komisionit Evropian, Luigi Brusa dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, kryetari i Gjykates se Dibres, gjyqtare, shefja e kabinetit te kryeprokurores shoqeruar nga nje grup prokuroresh te Prokurorise se Pergjithshme.

Duke falenderuar dhe uruar te gjitha palet qe ndihmuan ne zbatimin e suksesshem te ketij projekti, z Luigi Brusa, shef i Sektorit te Operacioneve te Delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi, theksoi se ne menyre qe qendrueshmeria e kesaj arritje te garantohet se bashku me zhvillimin e metejshem te infrastruktures gjyqesore.

"Ne presim qe autoritetet shqiptare te bejne percaktimet e duhura te buxhetit per zbatimin e Masterplanit dhe specifikisht per kete rast, per funksionimin dhe mirembajtjen e kesaj ndertese, por sikurse e degjova me kenaqesi nga ministri i Drejtesise, qeveria shqiptare ka marre ne konsiderate caktimin e nje fondi per mirembajtjen e kesaj gjykate dhe eshte e qarte se ka nje angazhim te qeverise ne drejtim te rritjes se investimeve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›