E Diel, 1 Nëntor 2026

Tym i bardhë në PS, Rama prezanton strukturën e qeverisë së re në 15.00

rama-meta-qeverioaTiranë- Një ditë pasi lideri i LSI-së Ilir Meta ngjiti shkallët e selisë rozë duket se të dy udhëheqësit e koalicionit fitues nga zgjedhjet e 23 qershorit kanë rënë dakord për të paktën strukturen e qeverisë së re e cila do të prezantohet sot, por pa emra ministrash.

Gjithashtu nuk dihet nëse do të ketë apo jo deklarime për ndarje portofolesh, por në selinë e Partisë Socialiste njoftojnë vetëm për publikimin live të srtrukturës së qeverisë së re.

Në rrjetin social Twitter Rama shkruan: ”Sot ne 15.00 live tv paraqes strukturen e qeverise se re”.

Ndërkohë që pritet që në këtë orë Rama të mbajë një konferencë për shtyp nga selia e PS-së në të cilën do të shpalosë edhe përfundimin e arritur nga marrëveshja me Metën për ndarjen e pushtetit.

Vetëm dje ishte takimi i dytë edhe më i fundit i liderit të LSI-së Ilir Meta me ldierin e PS-së Rama. I pyetur për programin e ri bashkëqeverisës dhe strukturën e re qeverisëse, Meta tha se për këtë duhet të pyetet kryeministri i ri.

Z. Meta, çfarë keni diskutuar me z. Rama gjatë këtij takimi?

Ka qenë një bisedë më shumë verore se sa politike.

Megjithatë, kanë kaluar tre javë nga momenti i fillimit të punës për ndërtimin e qeverisë së re. A e keni diskutuar për këtë temë?

Për këtë mund të pyesni Kryeministrin e zgjedhur.

A e keni marrë në dorëzim programin e ri qeverisës për 300 ditët e para?

Natyrisht, që do gjë do të bëhet publike në kohën e duhur.

Kështu u shpreh Meta dje pas daljes nga selia rozë, teksa sot pritet të merret vesh e si do të ndahen portofolet dhe kush do të jenë ministrat e rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›