Vrasja e Xhindit, nje i dyshuar
Xh. Beharaj
Roskovec- Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi, mbremjen e se shtunes prane baneses se tij ne Roskovec duket se shume shpejt do te kete nje autor dhe motiv. Per tre ore me radhe, grupi hetimor eshte mbledhur dje ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku eshte diskutuar nje nga pistat kryesore dhe emri i te dyshuarit. Te pranishem drejtues te institucionit te akuzes, Policise se Shtetit dhe kreu i bluve ne Fier, Shemsi Prenci. Nuk behen te ditura detaje rreth diskutimeve mes dy paleve, por mesohet se eshte bere analiza e provave te siguruara per ngjarjen, dyshimet e bazuara, deshmite e personave te pyetur, familjareve dhe verifikimet e banesave te te dyshuarve per krimin, ne rastet kur nuk jane gjetur. Burime policore bene me dije dje per "KJ", se emri i personit te dyshuar nuk publikohet, por mesohet se inicialet jane K. C., 25 vjec, banues ne Roskovec. Provat per te dyshuarin mbahen sekret, por pista ne te cilen po hetohet eshte ajo e nje konflikti krejt banal dhe personal, pas nje supozimi te arritur nga ekspertet dhe specialistet e krimeve. Por shoqerimi i te riut nuk eshte bere dot i mundur, pasi ai nuk eshte arritur te gjendet ne banese dhe po kerkohet nga uniformat blu ne rrethinat e Roskovecit dhe ne te gjithe vendin.
Megjithese keto te dhena u serviren nga burime policore, krejtesisht kontradiktore kane qene lajmet, diten e djeshme per pistat apo arrestimin e mundshem te tij. Fillimisht u deklarua zbulimi i autorit dhe prerja e flete-arrestit, por me pas u mohua. Po keshtu edhe lajmi i arrestimit te te dyshuarit, per te cilin u tha se po transportohej drejt Tiranes me eskorte nga policia. Dje ne mbremje, burime policore deklaruan se behet fjale per nje te dyshuar qe nuk eshte arritur te arrestohet ende dhe po kerkohet nga efektivet, per shoqerim dhe marrje ne pyetje.
Shoqerimet e personave qe kane kontaktuar me viktimen diten e ngjarjes, kane vijuar me qellim rimarrjen ne pyetje, ndersa ne qyteze viheshin re patrulla te shumta policore qe ushtronin kontrolle ne zonat e dyshuara. Nderkohe qe familjaret i kane kerkuar perfaqesuesve te Partise Socialiste, pjese e te ciles ishte i ndjeri, qe te apelojne per zbardhjen e ngjarjes, pasi kane kaluar gjashte dite nga krimi.
Deputeti Fatmir Xhindi, u qellua prane deres se shtepise teksa parkonte automjetin e tij tip fuoristrade dhe kthehej nga fshati Kurjan, ku kishte edhe pronat e familjes. Nje person ende i paidentifikuar dhe deklaruar zyrtarisht nga policia, ka zbrazur dy bresheri nga distanca te ndryshme mbi 49-vjecarin, duke e lene te vdekur. Ekspertet gjeten 15 gezhoja ne vendngjarje, nje qese dhe nje pako aspirina, qe mendohet se i perkasin autorit te krimit.
Hetimi i ngjarjes dhe pistat e hedhura
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, deklaroi tre dite me pare ne emisionin "Opinion" se kishin arritur te gjenin disa prova dhe motive per krimin, por nuk i publikoi zyrtarisht, per te mos prishur hetimet. Kryepolici tha se tabletat e aspirinave dhe qesja e gjetur ne vendngjarje i perkasin autorit, kurse pistat kishin qene 9 ne fillim dhe me pas jane seleksionuar. Por me gjithe 300 shoqerimet e marrjet ne pyetje, deri dje nuk ka pasur asnje te ndaluar per vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi. I ndjeri ka pasur 6 plumba ne trup, ndersa asnje prej banoreve apo familjareve, nuk e ka pare atentatorin. Familjaret mohuan qe te kishte motive pronesie, hakmarrjeje apo konflikte personale.