Vrau per gjakun e vellait, prangoset
Vlore- Hakmarrja mes dy familjeve ne fshatin Llakatund te Vlores, ka shkaktuar dy te vdekur ne 10 vjet dhe dy persona te shpallur ne kerkim si autore, njeri prej te cileve eshte arrestuar diten e djeshme. Genci Aliraj, 38 vjec, eshte kapur pasditen e djeshme ne nje banese ne lagjen "Isa Boletini", ku dhe fshihej prej disa javesh. Burime zyrtare te policise vendore shpjeguan se ndalimi i tij u be me urdhrin e prokurorit te ceshtjes, qe daton me 24 tetor 2008, per arsye se me 5 qershor te vitit 1999, ne afersi te Sahatit, ne lagjen "Osman Haxhiu", dyshohet se ka vrare me arme zjarri tip pistolete Albert Hoxhen.
Ne lidhje me kete ngjarje organi i akuzes ka filluar procedimin penal numer 215, qe daton po ne vitin 1999, per vepren penale te "vrasjes me dashje". Por ky procedim mesohet se eshte pezulluar per mungese provash ne nentor po te atij viti dhe i eshte derguar policise per hetime te metejshme. Pas 9 vjetesh dosja eshte rihapur ne kuader te krimeve te vjetra te pazbuluara dhe ka nisur nje hetim me metoda speciale, si pergjimet, fotografimet dhe survejime ne distance.
Pas grumbullimit te fakteve dhe provave te reja, i eshte kerkuar prokurorise rifillimi i hetimeve qe prej dates 7 mars te ketij viti. Jane dashur me se shtate muaj investigim nga agjentet per te dokumentuar kete ngjarje, qe ka pasur per motiv hakmarrjen per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1995 per shkaqe banale. Mesohet se 38 vjecari ka marre gjakun e vellait te tij te vrare, Astrit Aliraj, krim per te cilin eshte denuar ne mungese Ardian Hoxhaj. Por ne pamundesi per te gjetur autorin, Genci Aliraj ka vrare kater vjet me pas vellain e Ardianit, Albert Hoxhen. Gjykata e Vlores do te shqyrtoje ceshtjen ne ngarkim te 38 vjecarit nga Llakatundi.
O.Hila