Shalsi akuzon Metën
Tiranë-Sherri midis LSI-së dhe PS-së, duket se është shtrirë në të gjitha drejtimet. Bashkia e Tiranës ka akuzuar sot partinë e Ilir Metës, si autore të vendosjes së mjaft parrullave në kryeqytet, sipas të cilave i kërkohet Ramës të zbardhë aferat me lejet e ndërtimit me Mihal Delijorgjin. Nënkryetari i kësaj partie, Edurat Shalsi, tha se Ilir Meta, ka harruar se sot është dita e përkujtimit të viktimave të Gërdecit dhe jo e shpifjes mbi lejet e ligjshme të Bashkisë së Tiranës.
“Ilir Meta është kaq i verbuar nga urrejta saqë ka harruar se sot është dita për të kujtuar tragjedinë e fabrikës së paligjshme të Gërdecit dhe jo për të shpifur mbi lejet e ligjshme të bashkisë së Tiranës”-tha Shalsi.
Njësoj si një zëdhënës partie, Shalis ka akuzuar Metën se është bërë njësh me kryeministrin Berisha dhe se të dy përfaqësojnë shëmbëlltyrat e politikës së vjetër
“Meta është bërë njësh me Sali Berishën dhe të dy sëbashku janë shëmbëlltyra më e ulët e politikës së vjetër, e interesave personale mbi interesat e qytetarëve. Gjynah që Ilir Meta shfrytëzoi një ditë të madhe për një poshtërsi të vogël”-theksoi Shalsi.