E Shtunë, 31 Tetor 2026

City me besim ndaj Realit

Manchester City duhet të fitojë me patjetër përballë Realit të Madridit në mënyrë që të shpresojë të ndryshojë ecurinë e dobët në Grupin D, në edicionin e dytë të Champions League. Në anën tjetër, Reali i Jose Mourinhos kërkon tri pikët për të siguruar kualifikimin.

Edhe pse ka përballë një kundërshtar të frikshëm, trajneri i “citizens”, Roberto Mancini nuk është shfaqur i frikësuar nga sfida me Realin e yjeve.

“Reali ka shumë lojtarë cilësorë, përballë të cilëve duhet të kemi kujdes, si Ronaldo, Benzema, Di Maria, Alonso e kështu me radhë. Në çdo ndeshje ata mund të shënojnë tre apo katër gola. Por, futbolli është i bukur edhe sepse mund të fitosh përballë ekipeve si Reali”.

Në anën tjetër, sulmuesi i City-t, Carlos Tevez, gjen edhe mundësinë që të shigjetojë Cristiano Ronaldon.

“Jemi në një grup shumë të vështirë, por tani që po vjen fundi duhet të provojmë të marrim pikët maksimale dhe të ndryshojmë situatën. Reali ka një lojtar si Cristiano Ronaldo që mendon se është numri 1 në botë. Kjo është e drejta e tij, pasi ai shënon 40 gola në vit, megjithatë unë nuk kam asnjë dyshim kur them se Messi është më i mirë”.

Manchester City ka regjistruar vetëm dy barazime në shtëpi përballë Borussia Dortmund dhe Ajax dhe mbyllin klasifikimin me 2 pikë, ndërsa Dortmund kryeson me 8 dha Reali ndjek me 7. Për të shpresuar deri në fund, anglezët duhet ti fitojnë të dyja ndeshjet dhe rezultatet e tjera të jenë sipas interesit të tyre. Por, kjo duket e vështirë që të ndodhë dhe do të nevojitej një mrekulli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›