Vret prindërit, organizon aheng!

Një 17 vjeçar është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij me një çekiç dhe se më pas ka ftuar dhjetëra miq të tij, për të organizuar një aheng, ndërsa trupat e prindërve gjendeshin në dhomën e gjumit, njoftoi policia.
Tyler Hadley, djali nga Florida, është ngarkuar me akuzë të dyfishtë, vrasjen e shoqëruar me vdekje dhe ndërkohë po mbahet në një qendër rehabilitimi për të rinjtë dhe nuk dihet nëse ka një avokat personal.
Prindërit e tij, Blake dhe Mary-Jo Hadley, besohet të jenë goditur me një çekiç, rreth orës 1:15, kur djali i tyre kishte publikuar në Facebook një thirrje për miqtë e tij, për të marrë pjesë në ahengun e organizuar nga vetë ai në shtëpinë e tij.
Hetuesit besojnë që trupat të jenë sulmuar jashtë dhomës së gjumit, e më pas të jenë zhvendosur brenda.
Sipas zëdhënësit të policisë, Tom Nichols, 60 njerëz kanë marrë pjesë në aheng atë natë.
Muzika ishte tepër e lartë, duke shkaktuar kështu shqetësim tek fqinjët aty pranë, të cilët u ankuan në polici.
Policia u ndesh me trupat e pa jetë të mbuluar me peshqirë, libra, foto dhe pranë tyre gjendej edhe një çekiç.
Policia u shpreh se nuk arriti t’i zbulojë dot motivet e kësaj vrasje.