E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia britanike në gjendje gatishmërie

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 16:00

Policia britanike ka bllokuar rrugët në këtë fundjavë, për të siguruar rendin.

Steven Cavanaghi, zëvendës-asistent i komisionarit të Policisë Metropolitane, tha se 16 mijë oficerë dhe 2.500 policë të zakonshëm do të jenë në detyrë në Londër, në mënyrë që të vendoset qetësia.

Forca të tjera, duke përfshirë ato në qytetet Notinghem, Birmingham dhe Liverpool, thanë se do të jenë në nivel të lartë të gatishmërisë gjatë fundjavës, edhe pse ata thanë se nuk janë parashikuar probleme të mëtejshme pas disa net qetësie.

Policia britanike, ka njoftuar se më shumë se 1.900 persona janë arrestuar dhe gati 700 të tjerë akuzohen për dhunë, trazira dhe grabitje.

Pesë persona kanë vdekur gjatë trazirave.

Policia është duke marrë në pyetje tre persona, si të dyshuar për vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›