E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon hetimi i krimeve monstruoze në Hungari

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 14:30

Autoritetet në Hungari nuk kanë ofruar detaje të reja rreth krimeve monstruoze në afërsi të Budapestit, për shkak të zgjerimit të hetimeve, kanë njoftuar mediet hungareze.

Burimet e gazetës Nepsabazsag kanë theksuar se ky rast mund të ketë edhe një parahistori.

Gazeta, duke cituar një zyrtar të lartë të punëve të brendshme, tha se muri i heshtjes është i kuptueshëm, ngase bëhet fjalë për një rast mjaft të ndërlikuar.

Fillimisht u theksua se autor i këtyre krimeve është një shtetas serbë, më pas u tha se ai vjen nga rajonet e ish-Jugosllavisë, e më pas u tha se ai është shtetas i Maqedonisë.

Megjithatë, konsullata e Serbisë, duke u mbështetur në burimet e policisë, mohoi se bëhet fjalë për një shtetas serbë, e më vonë ambasada e Maqedonisë në Budapest tha se autori i këtyre veprave kriminale nuk është nga Maqedonia.

Krimi u zbulua, pasi që një i ri i plaçkitur, e më pas i futur në një vrimë dhe i mbuluar deri në kraharor, arriti të lirohet nga aty. Policia pothuajse po atë ditë arrestoi tre persona, ndërsa një javë më vonë, i akuzuari kryesor ofroi një marrëveshje.

Ai theksoi se do të zbulojë vendin ku janë varrosur disa kufoma, e që në shkëmbim ai të akuzohet vetëm për plaçkitje.

Pas informatave të marra nga ai, u zbulua varreza, në të cilën ishin varrosur katër persona.

Obduksioni pritet të qartësojë se a janë varrosur ata të gjallë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›