Vret të ëmën, më pas e varros si të vdekur nga shkaqe natyrale
13/04/2009 Ngjarja rreth 20 ditë më parë. Arrestohet 19-vjeçari, i gjendet dhe arma e krimit
SHKODER- Një i ri 19-vjeçar ka vrarë të ëmën dhe më pas e ka varrosur së bashku me të afërm të tjerë duke e deklaruar atë si një vdekje natyrale. Ngjarja makabër ka ndodhur vetëm pak javë më parë në fshatin Vallas të komunës Ana e Malit, më datë 22 mars të këtij viti, ku ka mbetur e vdekur nga dora e të birit shtetasja 38-vjeçare Lumnije Tahiri. Ndërkohë dje është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje Ylber Tahiri 19-vjeç, i cili pas disa pyetjeve nga agjentët e policisë e ka pranuar krimin duke e deklaruar atë si aksident gjatë pastrimit të armës. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur lajmin e vrasjes, e cila është fshehur nga vetë familja e viktimës. Sipas policisë, pasditen e djeshme është kryer ndalimi i shtetasit Ylber Tahiri, vjeç 19, lindur dhe banues në fshatin Vallas të komunës Ana e Malit, rrethi Shkodër. Ky shtetas u ndalua sipas urdhrit të Prokurorisë, pasi ishte i dyshuar si autor i vrasjes së ndodhur më datë 22.03.2009. Në këtë datë është vrarë me armë zjarri shtetasja Lumnije Tahiri në fshatin Vallas. Pas këtij krimi, familjarët e saj e kanë varrosur shtetasen Lumnije Tahiri pa njoftuar autoritetet përkatëse policore në lidhje me shkaqet e vdekjes, çka ka sjellë fshehjen e krimit të kryer, duke e paraqitur atë si vdekje natyrale. Zbulimi i kësaj ngjarje u bë në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe mbi bazën e veprimeve hetimore të kryera gjatë punës së mirëorganizuar nga strukturat e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në bashkëpunim me komisariatin e policisë Shkodër dhe Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër. Burimet zyrtare theksojnë se është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi e kapja e autorit të kësaj vepre penale së bashku me armën e krimit automatik model 56. Materialet në ngarkim të shtetasit Ylber. Xh. Tahiri do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për ndjekje të mëtejshme për veprat penale të “Vrasjes me dashje” e “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.