Zgjedhjet, PS-ja në maj zbardh idetë konkrete
13/04/2009 Kreu socialist përfundon takimet me rrjetin e vullnetarëve në të gjithë vendin
Partia Socialiste pritet të mbajë në mesin e muajit maj takimin për hapjen në mënyrë zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu, lidershipi i kësaj partie ka menduar që rreth datave 14–15 maj të çelë zyrtarisht këtë fushatë, ku veç të tjerave mjaft e rëndësishme është dhe zbardhja çështjeve kyçe mbi të cilat do të fokusojë fushatën kjo parti. Njëkohësisht elementet kryesore të programit qeverisës, të cilat pritet të jenë pjesë e fjalës së kreu socialist, do të përbëjnë një tjetër pikë të axhendës së takimit të parë zyrtar për fushatën elektorale të 28 qershorit. Ndërkohë kreu socialist Edi Rama me takimet në Kukës dhe Has mbylli takimet me rrjetin e vullnetarëve në të gjithë vendin.
Fushata
Selia rozë po përgatitet për hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, gjatë këtyre muajve Partia Socialiste është përfshirë nga qendra në bazë nën ethet e përgatitjeve në kudër të këtyre zgjedhjeve dhe tashmë po afrohet gjithmonë e më shumë periudha finale e të gjithë organizimit. Nëse deri më tani socialistët janë marrë me përgatitjen e terrenit, me hapjen zyrtare të kësaj fushate do të shihen dhe rezultatet e gjithë punës së bërë për disa muaj me radhe. Ndërkohë pritet të jetë data 14 ose 15 maj ajo kur Partia Socialiste të hapë zyrtarisht garën e saj elektorale, edhe pse deri tani janë zhvilluar jo pak takime në kuadër të kësaj fushate. Ndalur konkretisht tek takimi i parë zyrtar, burime pranë selisë rozë bënë me dije se do të jetë një takim nën një atmosferë festive në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe do të jetë fjala e kryetarit të PS-së Edi Rama ajo që do të nxjerrë në pah pikat e forta në të cilat do të mbështetet jo vetëm fushata elektorale, por edhe puna e ekipit drejtues të kësaj partie nesër në qeverisje, gjithmonë në rast fitoreje. Veç programit të ri të qeverisjes socialiste, pritet dhe zbardhja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Deri në këtë takim kupola rozë do të merret me përzgjedhjen e këtyre konkurrentëve për të përpiluar dhe listën përfundimtare të tyre. Bëhet e ditur se fushata elektorale e PS-së do të menaxhohet nga kompania amerikane “Kidron Strategies”. Mësohet se në Partinë Socialiste prej ditësh kanë mbërritur këshilltarët dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikano-izraelite, të cilët do të menaxhojnë fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
Turi
Kreu socialist Edi Rama pak kohë më parë ndërmori turin e tij të takimeve me rrjetin e vullnetarëve të Partisë Socialiste. Takimet do të ishin në të gjithë vendin, ku kryetari Rama së bashku me vullnetarët e “Bashkimit të ri për ndryshim” do të përçonin te shqiptarët mesazhin për të cilin u ngrit dhe do të funksionojë ky rrjet. Ndërkohë me takimet e fundit të bëra në qytetin e Kukësit dhe në Has me vullnetarët Rama mbylli turin e tij të radhës, i cili pasoi atë të dialogut me të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, në këtë fazë të ethshme të fushatës elektorale vullnetarët do të jenë në takimet që do të zhvillojë Rama, por jo më të ideuara si takime të prezantimit të këtij rrjeti.
Programi i PS-së
Lidershipi i Partisë Socialiste do të publikojë pjesë të programit të saj për arsimin. Pritet që idetë dhe zgjedhjet e projektuara nga kjo parti për sistemin arsimor të botohen në një fletore të emërtuar për arsimin, duke bërë publike kështu një pjesë të programit të saj qeverisës. Deri tani kupola rozë nuk ka preferuar të zbardhë asnjë detaj lidhur me këtë program, por për të gjitha çështjet e cilësuara si të rëndësishme për vendin ajo ka organizuar tryeza debati, jo vetëm për njohjen e mangësive, por dhe për thithjen e ideve sa u takon zgjidhjeve për çdo sektor, pa harruar këtu dhe turin e kreut socialist për këtë çështje.
Takimet me vullnetarët, Rama në Has
“PS-ja do të përfundojë rrugën Durrës–Kukës”
“Sali Berisha ditën e inaugurimit të rrugës do të jetë në pension, do ta ftojmë dhe do t’i japim mundësinë të presë një pjesë të shiritit të saj. Interesat tona patriotike, strategjia jonë e zhvillimit ekonomik, këto të lidhura me rrugën Durrës–Kukës, nuk mundet të përdoren dhe të abuzohet për të fshehur një grabitje me përmasa të mëdha.” Kështu u shpreh kryetari socialist Edi Rama gjatë takimit të tij me rrjetin e vullnetarëve në Has. Duke sqaruar qëndrimin e partisë që ai drejton lidhur me këtë projekt, kreu socialist deklaroi se “me fondet e grabitura nga rruga Durrës–Kukës mund të ishte rindërtuar i gjithë rrjeti rrugor i Qarkut të Kukësit dhe përtej Qarkut të Kukësit”. Sipas tij, mund të ishin lidhur me rrugën kryesore të gjitha fshatrat, të gjithë bujqit e fermerët, që detyrohen t’i varrosin prodhimet e tyre, për shkak se nuk i nxjerrin dot në treg nga mungesa e rrjetit rrugor në radhë të parë. “Duke ngritur shqetësimin e madh për abuzimet me rrugën Durrës–Kukës, ne kemi bërë detyrën tonë. Duke hedhur baltë mbi ne si gjoja njerëzit që nuk e duam rrugën, Kryeministri dhe oborri i tij nuk kanë bërë detyrën për të cilën janë votuar, por kanë bërë vetëm lojën e tyre të vjetër, përmes së cilës i kanë tradhtuar në vazhdimësi për 18 vjet me radhë ata që i kanë votuar."
Kandidaturat e PDBNJ-s
Leonard Solis garon për deputet në Tiranë
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Leonard Solis do të kandidojë për deputet në listën që PBDNJ-ja do të ketë për Qarkun e Tiranës. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë prezantimit të tij ka thënë se vendimi u mor pas diskutimeve të shumta në strukturat e PBDNJ-së. Dule theksoi se gjatë diskutimeve është detajuar programi politik i partisë që drejton, i cili do të prezantohet më datën 9 maj në kongresin zgjedhor të PBDNJ-së. Ai nënvizoi se “strukturat janë duke i dhënë dorën e fundit strategjisë dhe taktikave tona elektorale, të cilat do të synojnë shmangien e PBDNJ-së nga dialogu ose më qartë nga rituali i dialogut shterpë, pa përmbajtje, pa alternativa, që sërish rikthehet në vendin tonë përpara ballafaqimit elektoral politik të radhës”. Për sa i përket përfshirjes së PBDNJ-së në koalicion me parti të tjera politike, Dule tha se as në kuadrin e një koalicioni dhe as jashtë tij nuk mund të kesh shanse përfaqësimi politik, nëse nuk ke diçka për të thënë. Nga ana e tij, Solis është shprehur optimist për kandidimin e tij në Tiranë. “Koha ka treguar se bëj më shumë sesa them, do të jem një deputet tepër korrekt dhe aktiv, sidomos për problemet sociale, mbi të cilat kam edhe një eksperiencë të gjatë”, - tha ai.
PD-ja kundërshton Ramën
“Kreu i PS-së armik i rrugës Durrës–Kukës”
Partia Demokratike ka reaguar dje lidhur me deklaratat e bëra nga kreu socialist Edi Rama në Qarkun e Kukësit lidhur me rrugën Durrës–Kukës. “Edi Rama ishte në Kukës, por, i tmerruar dhe i turpëruar për përfundimin e rrugës, nuk guxoi as të kthente kokën prej saj. Ai mendoi se kishte përpara tij hunj të kuq, kujtonte se u fliste jo qytetarëve të Kukësit, por hunjve të kuq kur u deklaroi se ai dhe partia e tij nuk kishin qenë kundër rrugës”, - u shpreh zëdhënësja për shtyp e kësaj partie Erla Mëhilli. Madje, po në këtë linjë, zëdhënësja e PD-së shtroi disa pyetje për kreun socialist. “Pse në 8 vjet me radhë partia jote jo vetëm që nuk e filloi rrugën, por bëri asnjë kilometër të saj? Ku shkuan, zoti Rama, 200 milionë dollarë taksë në vit që u vendos nga qeveria jote në kohën kur ti ishe ministër dhe asnjë qindarkë e saj nuk u përdor për këtë qëllim? Pse ke frikë të vizitosh rrugën që së shpejti përfundon? Pse të tmerron korridori i shqiptarëve?” - theksoi ajo në deklaratë. Gjithashtu PD-ja e cilësoi Ramën si armik të rrugës, ndaj ai nuk mund të flasë për flamurin kombëtar.