Pronesia vret vellane bashke me burrin arrestohet

Korce/ Policia vuri ne pranga Niko dhe Vasilika Tancon. Bashkeshortet akuzohen se kane vrare Marsel Grabocken dy jave me pare pas mosmarreveshjes per biznesin e perbashket qe kishin
Policia e Korces ka arrestuar mesditen e djeshme bashkeshortet Tanco te akuzuar per vrasjen e shtetasit Marsel Grabocka. Ne pranga kane perfunduar shtetasit Niko dhe Vasilika Tanco kjo e fundit motra e viktimes i ekzekutuar ne shtepine e tij me daten 5 janar. Ne njoftimin zyrtar per shtyp behet e ditur se shkak per kete ngjarje ka qene pikerisht bashkepronesia e nje biznesi moter e vella.
Menjehere pas vrasjes hetimet u perqendruan ne borxhet qe dyshohej te kishte marre 39-vjecari Grabocka i cili sipas policise ishte nje person qe kishte lene shume para ne lojerat e fatit. Dyshohet edhe qe kjo te kete qene fillesa e konfliktit mes familjareve
Policia
Burimet zyrtare te policise se Korces bene te ditur se rreth ores 1500 te se henes u finalizua me sukses operacioni Trekendeshi ku u be i mundur ndalimi i shtetasve Niko Tanco 40 vjec dhe Vasilika Tanco 34 vjece lindur dhe banues ne Korce.
Ndalimi i tyre u be pasi ne daten 5 janar te dy keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vrare me arme zjarri tip pistolete TT ne banesen e tij shtetasin Marsel Grabocka 39 vjec. Sqarojme se viktima ishte vellai i shtetases Vasilika Tanco dhe kunati i shtetasit Niko Tanco- thuhet ne njoftimin zyrtar.
Nga ana e forcave te policise Korce ne lidhje me kete ngjarje ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce jane perdorur te gjitha metodat speciale te hetimit ku si rezultat i kesaj pune u be e mundur zbardhja e plote e kesaj ngjarjeje.
Rezulton se motiv i kesaj vrasjeje ka qene pronesia e perbashket e nje biznesi qe shtetesja Vasilika Tanco ka pasur me vellane e saj Marsel Grabocka. Ne cilesine e proves materiale per kete ngjarje te rende eshte sekuestruar arma e krimit pistolete e tipit TT.
Gjithashtu gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasve te lartpermendur jane gjetur dhe sekuestruar edhe tre arme gjahu te cilat shtetasi Niko Tanco i dispononte me leje. Veprat penale te konsumuara ne kete rast jane vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake.
Vrasja
Marsel Grabocka u ekzekutua ne shtepine e vet me 5 janar te ketij viti. Prinderit e viktimes bene te ditur se e kishin lene djalin ne shtepi ne gjume ne kohen qe ishin larguar per nje vizite. Dyshimet se vrasesi mund te ishte i njohur i viktimes linden per faktin se rezultoi se kishte qene vete Marseli qe i kishte hapur deren e shtepise autorit dhe per me teper ne banese nuk ishte vjedhur apo levizur asgje.
Te dhenat e para treguan se autori kishte debatuar fillimisht me 39-vjecarin dhe me pas e kishte qelluar. Te shtenat alarmuan edhe fqinjet te cilet me pas njoftuan policine. Rezultoi se Grabocka administronte nje biznes por kohet e fundit ishte dhene shume edhe pas lojerave te fatit cka dyshohet te kete shkaktuar edhe problemet mes tij dhe se motres me te cilen bashkedrejtonte biznesin.