Presioni i opozites Topalli nderpret 5 here seancen
Kryeministri ka perdorur arsenalin e rende te sharjeve ndaj opozites ndersa kryeparlamentarja eshte detyruar te nderprese seancen
TIRAN - Seanca e pare e Parlamentit per vitin 2011 ka dhene sinjalet e asaj qe do te jete lufta politike ne prag te fushates zgjedhore. Tension debatet dhe kryesisht sharje dhe fyerje nga kryeministri Berisha ndaj deputeteve te majte. Kjo eshte panorama parlamentare.
Gjate kater oreve debat ne Kuvend seanca u nderpre pese here duke shkaktuar nje kaos te vertete. Shkak i nderprerjeve ka qene tensionimi i situates gjate fjales lincuese te kreut te qeverise.
Gjate konfuzionit te krijuar ne salle edhe pse kryeparlamentarja kerkoi largimin e mediave ishte kembengulja e kryeministrit Berisha qe beri te mundur qe gazetaret te rrinin ne seance. Berisha kerkoi qe gazetaret te degjonin dhe transmetonin cdo sharje qe ai i bente deputeteve opozitare.
Nderprerja e pare erdhi menjehere pas akuzave te kryeministrit Berisha ne drejtim te deputetit socialist Taulant Balla. Me pare Balla kishte shprehur kundershtimin e tij gjate deklarates se kryeparlamentares se vendi ka bere perparime te dukshme duke miratuar nje sere ligjesh ashtu edhe me rritjen ekonomike te vendit. Lideri demokrat akuzoi deputetin e Librazhdit per trafiqe duke e etiketuar Qelbanik.
Mbylle ti Taulant Gjura - tha Berisha. I menjehershem ka qene reagimi i Balles i cili bashke me koleget e tij te majte u ngriten nga karriget e tyre dhe u drejtuan ne podiumin e kabinetit qeveritar per te nderprere fjalen e kreut te qeverise. Ne kete moment ka nderhyre garda e cila nuk ka lejuar afrimin e metejshem te deputeteve te opozites prane podiumit ku fliste kryeministri.
Ne tension e siper deputetet jane konfrontuar edhe me garden.
Deputetet e majte akuzuan kryeministrin Berisha per hajduteri. Ne keto momente ka nderhyre kryeparlamentrja Jozefina Topalli ku kerkoi nderprerjen e seances. Vetem nje ore me vone nderprerja e seances plenare u riperserit. Kete radhe shkak per nderprerjen ishin akuzat e kryeministrit Berisha per liderin e opozites ne lidhje me videopergjimin Meta-Prifti. E njejta skeme.
Deputetet e majte u ngriten nga vendi per te kundershtuar theniet e Berishes Videoja nga ai qe ka akuzuar te atin per babane e djalit te tij. Ai qe ka paditur ne gjykate te atin dhe nuk ka pranuar te beje analizen.
Ku ka familje ai njeri.... Gjate gjithe kohes deputetet e opozites ne kor therrisnin O kusar o kusar. Per te mos lejuar afrimin e deputeteve drejt kryeministrit Berisha garda rrethoi podiumin duke detyruar kryetaren e Kuvendit qe te nderprese serish seancen plenare dhe nderprerjen e transmetimit per mediat. Pas dhjete minutash seanca plenare rifilloi perseri e shoqeruar nga sharjet e kryeministrit Berisha ndaj deputeteve te majte.
shte per tu shenuar qe deputetet vazhduan qe te qendronin ne kembe prane podiumit te kabinetit qeveritar.
Edhe akuzat e kryeministrit Berisha u ashpersuan edhe me shume duke shkuar deri tek jeta personale e kreut te opozites. Hiqeni nga mendja se fjalen nuk ia prisni dot Sali Berishes.
Edhe eterit tuaj te ngrihen nga varri... Imitojeni edhe ju kreun tuaj. Ai nxori bashkeshorten lakuriq nga shtepia... jepini zhvishuni edhe ju ketu... - tha Berisha.
Keto akuza shkaktuan acarimin e situates ne Kuvend ku deputetet e majte midis te cileve uko Lutaj Tahiri tentuan qe ti afrohen kreut te qeverise duke u perplasur edhe me garden. Ne kete moment edhe per shkak te keqkuptimit me garden seanca plenare per mediat u nderpre dy here.
Pas rinisjes se seances per te pesten here kreu i grupit parlamentar Socialist Ruci kerkoi largimin e kryeministrit Berisha nga qeveria.
Por i menjehershem ka qene reagimi i shefit te qeverise i cili akuzoi serish deputetet e majte qe kishin rrethuar podiumin duke i cilesuar klonim te kreut te PS-se. O te mjere ju jeni klonimi i kryetarit tuaj une ju shaj bashke me kryetarin dhe njerezit tuaj - tha Berisha.
Per te pesten here kryeparlamentarja Topalli nderpreu seancen plenare nderkohe qe deputetet e majte vazhdonin te therrisnin Hajdut Hajdut Hajdut... Seanca plenare i mbylli punimet rreth ores 2110 pas perfundimit te procesit te votimit te ndryshimeve ne qeveri dhe Aktit Normativ per ndryshimet ne Buxhet.
Opozita radikalizon qendrimin parlamentar
Opozita radikalizon qendrimin e saj ne lidhje me Parlamentin. Gjate gjithe seances plenare deputetet e opozites kane tentuar qe te nderpresin rrjedhen normale te zhvillimit te punimeve parlamentare me qellim shtyrjen e votimit te ndryshimeve ne qeveri.
Gjate gjithe fjales se kreut te qeverise deputetet e majte ne shenje proteste godisnin tavolinat dhe therrisnin ne kor Hajdut hajdut o kusar o kusar. Protesta e opozites shkoi edhe me tej deri ne nderprerjen e fjales se kreut te qeverise duke rrethuar podiumin ne te cilen eshte vendosur kabineti qeveritar.
Deputetet e majte u ndalen vetem nga punonjesit e gardes. Gjate cdo akuze te kryeministrit Berisha ne drejtim te deputeteve te vecante te opozites apo vete liderit te socialisteve Edi Rames deputetet e majte rrethonin podiumin duke tentuar nderprerjen e fjales se kreut te qeverise. Gjate bllokimit te punimeve te Kuvendit ka ndodhur edhe nje incident midis deputetit socialist Saimir Tahiri dhe ministres se Integrimit Majlinda Bregu por qe nuk u pershkallezua me shume.