E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkimet për një kufomë në Vjosë

Nisin nëntë ditë pas mbytjes kërkimet për një person të mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Thoma Lashi, 43 vjeç, me banim në lagjen "13 prilli" të qytetit të Fierit, është hedhur nga ura e Mifolit në ujërat e lumit Vjosë, pasditen e datës 19 shkurt. Ai është parë nga një kalimtar i rastit, por pasi policia nuk arriti të gjente trupin gjatë 24 orëve kërkim dhe pasi nuk pati asnjë denoncim për persona të zhdukur, ngjarja u la në harresë. Kërkimet për trupin rifilluan vetëm dje, kur familjarët e Lashit bënë një denoncim për zhdukjen e tij dhe dhanë detaje që i përputheshin përshkrimit të treguar nga dëshmitari i vetëvrasjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›