E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i ri i Angjelinës edhe në Tiranë

Pas rrugëtimit në disa festivale ndërkombëtare, ndër më prestigjiozët në botë, pas premierës botërore dhe shfaqjes në Sarajevë dhe Beograd, e pasi ka shkaktuar jo pak reagim në Serbi për mënyrën se si e ka trajtuar luftën e Bosnjës, filmi debutues si regjisore i Angelina Jolie, “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, prek Tiranën.

Prej kësaj të premteje, filmi ka nisë të shfaqet për publikun shqiptar në dy sallat e rrjetit të kinemave “Imperial” në Tiranë.

Një histori dashurie në kohë lufte që ka marrë vite nga jeta e Jolie për t’i shkruar, pasi ajo ka dashur të realizojë vetë edhe skenarin e të tregojë ngjarjet sipas vështrimit të saj.

“Publiku shqiptar, ashtu si gjithë publiku në mbarë botën, do të ketë mundësinë që nga kjo fundjavë të shohë një nga filmat që ka bërë shumë bujë në kinematografinë botërore”, thotë Altin Prifti, drejtor i rrjetit të kinemave ‘Imperial’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›