Brukseli kërkon uljen e tensioneve

(E plotësuar) Lidhur me deklaratat e liderëve serbe dhe shqiptarë si dhe përmendoren e UÇPMB-së Maja Kocijancic, zëdhënëse e baroneshës Ashton, për agjencinë e lajmeve „Presheva Jonë“ ka pohuar se "Kjo është çështje e brendshme e tyre. Ne shpresojmë që autoritetet serbe si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal do të trajtojë atë sipas ligjeve, në një mënyrë që nuk do të provokonte dhe tensiononte panevojë situatë e mëtutjeshme…“
---
Liderët e gjitha partive politike shqiptare si dhe udhëheqësit e pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë duke e shqyrtuar në mbledhjen e sotme të përbashkët diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës.
Me theks të veçantë diskutimet po bëhen pas vendosjes së përmendores përkujtimore të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së dhe pas një sërë kërcënimesh të kryeministrit serb, Ivica Daçiq për intervenim me forcë kundër përmendores së UÇPMB-së, raporton Presheva jonë.
Përfaqësuesit e tre kuvendeve shqiptare në Luginë kanë marrë disa iniciativa që ditëve të ardhshme, të premten dhe shtunën për tubime për hapja të mëtutjeshëm rreth të ardhmes së përmendores së UÇPMB-së në Preshevë,/Indeksonline/