Vriten 4 policë afganë, pas një sulmi vetëvrasës

Së paku katër policë janë vrarë sot pas një sulmi vetëvrasës në dalje të një xhamie në pjesën veriore të krahinës afgane të Kunduzit.
Policia ka njoftuar se 18 persona të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.
Sulmi ndodhi në kohën kur shefi i policisë së rajonit, disa zyrtarë të tjerë si dhe banorë lokal ishin mbledhur në xhami për të kujtuar komandantin e policisë afgane, i cili u vra gjatë një sulmi masiv muajin e kaluar.