E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 1 400 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Islamabad, 3 gusht - Nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit kanë humbur jetën mbi 1 400 persona, ndërsa janë goditur mbi 3 milionë njerëz, ka njoftuar sot zëdhënësi i UNCEF-it, Abdul Sami Malik.

Ai vuri në dukje se 1.3 milionë persona janë të prekur rëndë nga përmbytjet, për çka qeveria pakistaneze mori kritika të ashpra, pasi që nuk reagoi në mënyrë adekuate ndaj katastrofës, ka raportuar agjencia Reuters.

Autoritetet pakistaneze vazhdojnë të ndihmojnë viktimat e përmbytjeve, prej të cilëve shumë kanë mbetur pa shtëpi dhe mjete të punës, dhe të cilët, siç kanë thënë, nuk kanë marrë kurrfarë paralajmërimi zyrtar se do të ketë përmbytje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›