E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus blindon Buffonin

Juventusi ka filluar bisedimet me menaxherin e portierit Gianluigi Buffon rreth vazhdimit të kontratës së tij në klub. 34 vjeçari ka edhe një vit marrëveshje me gjigantin torinez por palët kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Juventus i ka ofruar Buffonit kontratë të re deri më 2015 por do të kërkoj prej tij të pranoj pagë më të ulët.

Buffon është aktualisht futbollisti më i paguar në klub me 6 milionë euro në vit kurse Bianconerët shpresojnë që ai do të pranojë ofertën e re me vlerë prej 4 milionë euro në vit që mund të rritet nga bonuset.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›