Dy të vrarë në Poliçan, vret për xhelozi, më pas qëllon veten
Policani është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një person ka ekzekutuar me armë zjarri një tjetër, dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Ka qenë roja e uzinës mekanike të armëve të Policanit, Gëzim Dervishi, ai i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ladi Gurit, i cili ishte punonjës i kësaj uzine, ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten.
Vrasja ka ndodhur në ambjentet e uzinës, ndërsa sipas burimeve të policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, pasi Gëzim Dervishi akuzonte Ladi Gurin se i ngacmonte bashkëshorten.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.