E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozia, vret 49-vjeçarin dhe më pas vetëvritet

Gazeta Shqip

 Ngjarja e dyfishtë brenda territorit të uzinës mekanike në Poliçan

Xhelozia e shtyn drejt krimit të vrasjes, e më pas drejt vetëvrasjes një 40-vjeçar nga Poliçani. Ngjarja e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, brenda uzinës mekanike në Poliçan, ku roja Gëzim Dervishi ka qëlluar për vdekjen me armën e shërbimit Vladimir Gurin, 49 vjeç. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra dhe çdo përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë ka rezultuar e kot. Ndërkohë autori i krimit, në kushtet e një depresioni të fortë, është vetëvrarë me të njëjtën armë. Pas marrjes së lajmit, të afërmit e Gurit të tronditur nga fatkeqësia e parakohshme, kanë qëlluar me sopatë trupin e pajetë të vrasësit, ndërkohë që kanë kërcënuar të afërmit e tij me vetëgjyqësi. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë xhelozia e Dervishit, i cili kishte dyshime të forta se Guri kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve e rrethanave, dhe vetëm pas disa orësh do të mund të dali në një konkluzion zyrtar për ngjarjen e dyfishtë.

6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Xhelozia, vret 49-vjeçarin dhe më pas vetëvritet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›