Ksamil, bie nga 4 m lartësi, në gjendje të rëndë 12-vjeçari

Një 12-vjeçar është rrëzuar nga tarraca e një ndërtese në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ku 12-vjeçari me iniciale R.R është rrëzuar nga një lartësi 4 m, ndërsa mësohet se fëmija është në gjendje sonambul, terësisht kritike për jetën, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale pas rrëzimit nga ndërtesa.
Ndërkaq 12-vjeçari është transportuar menjëherë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.