Rexhepi: Në Jarinje ka policë e doganierë

Ai këto komente i ka bërë të shtunën pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani, ku parashihet të ketë bashkëveoprim të dyanshëm në luftën e krimit të organizyar.
Ministri Rexhepi, i cili është nga qyteti i Mitrivicës, ka thënë po ashtu se zgjedhjet lokale serbe në veri të Mitrovicës janë të pa parnueshme dhe nuk i kontribuojnë veprimeve demokratike, transmeton Kosovaprerss.
Ndërsa lajmin se në pikën kufitare në Jarinje nga mbrëmë nuk ka asnjë policë dhe doganierë kosovarë ai e ka hedhur poshtë.
Rexhepi tha se marrëveshja për bartjen e policëve dhe doganierëve me helikopterë është në fuqi dhe do të vazhdojë të jetë deri në momentin e implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.