E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten per nje tel

Musa Durmishi 63 vjec ka mbetur i vdekur ne vend nga goditjet me thike qe dyshohet se i ka marre nga fqinji i tij Remzi Hasani 80 vjec. Gjate kacafytjes edhe Hasani eshte plagosur. Deshmitaret thone se konflikti ndermjet dy pleqve nga Shipoli i Mitrovices nisi per nje tel te rrymes. Nga Jeton Musliu me 19 nentor 2010 ne ora 0750

Prej dy muajsh nje tel i rrymes duket te kete qene shkaktari kryesor i mosmarreveshjes ndermjet dy te moshuarve. Ky problem ka vazhduar deri te enjten ne mesdite kur njeri prej pleqve ka mbetur i vdekur nga goditjet me thike qe dyshohet se jane shkaktuar nga bashkemoshatari i tij.

Ne lagjen 147Shipol148 te Mitrovices afer 147Ures se gjakut148 jo larg shtepive te tyre fqinjet Musa Durmishi 63 dhe Remzi Hasani 80 jane kacafytur ashper ndermjet vete.

Ne perleshje e siper Musa ka marre plage te renda nga goditjet qe dyshohet se jane shkaktuar nga Remziu me arme te ftohte per te cilen policia thote se ishte thike.
Keto plage te marra ne trup dolen te ishin fatale per jeten e tij. Musa 1947 vdiq pak ore me vone.

Vdekja e tij dyshohet te jete shkaktuar nga goditjet e Remzi Hasanit i cili duket te kete marre plage serioze. Kjo per faktin se Remziu eshte derguar me urgjence ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves ne Prishtine.

Derisa Remziu ndodhet i shtrire nen perkujdesjen e mjekeve trupi i pajete i Muses ndodhet ne morg per autopsi deri te premten sot.

Varrimi i te ndjerit pritet te behet te premten rreth mesdites dhe funerali i tij do te niset nga shtepia pas lutjeve te se premtes.

Bazuar ne afishet e lajmerimit per vdekjen e tij te vendosura ne lagjen 147Shipol148 Musa do te varroset ne vendlindjen e tij ne fshatin Rakinice te Skenderajt.

Ngjarja

Banoret e 147Shipolit148 thone te jene tronditur nga ky rast. Per me teper dy te moshuarit jane fqinje dhe shtepite e tyre i kane vetem 10 metra distance.

Nje i aferm i viktimes tregon per Express se sherri ka nisur para dy muajve per shkak te nje teli te rrymes.

147Sherr kot. Mos e vendos andej pse po e vendos ketej e keshtu148 thote ai pa dashur t146i permendet emri.

Sipas tij plaku Remzi Hasani i cili dyshohet te kete kryer vrasjen ka jetuar vetem me gruan e tij te moshuar ne shtepi ngase anetaret e familjes se tij jane ne shtetet e Evropes Perendimore.

Burime te policise tregojne se tash per tash dyshohet se dy te moshuarit plaget i kane marre nga e njejta thike e gjetur ne vendin e ngjarjes.

Policia

Kete rast konfirmon edhe Policia e Kosoves per rajonin e Mitrovices. Sipas zedhenesit Besim Hoti te enjten gjate oreve te mesdites ata kane marre nje informacion per nje perleshje mes dy personave.

147Nga kjo perleshje nje burre i moshuar ka mbetur i vrare nga kater goditje me thike qe dyshohet se jane shkaktuar nga nje i moshuar tjeter148 thote Hoti per Express.

Sipas tij viktima ne anen e majte te gjoksit ka marre kater plage te cilave nuk ka mundur t146u rezistoje dhe ka vdekur ne vend.

147Trupi i viktimes eshte derguar ne Qendren Emergjente i pajete aty edhe eshte konfirmuar vdekja e tij148 thote Hoti sipas te cilit policia ka arritur ta ve nen pranga personin i cili dyshohet qe e ka kryer kete vrasje. 147Policia ka arritur te arrestoje te dyshuarin i cili tashme eshte derguar QKUK148.

Sa u perket motiveve Hoti sqaron se bazuar ne hetimet e para te policise motiv i kesaj vrasjeje dyshohet te jete nje kontest pronesor i cili i ka cuar ata deri ne perleshje e me pas edhe ne vrasjen e njerit prej tyre.

Familja

Familjaret e viktimes Musa Durmishi nuk pranojne te japin asnje deklarate. Te afermit e tyre tregojne se ata jane te tronditur nga rasti i papritur qe u ka ndodhur.

Ata nuk duan as te tregojne nese teli i rrymes ka qene vertet shkaktari i vetem i kesaj tragjedie. Ky rast eshte nder te rrallet kur persona te moshuar perfshihen ne ngjarje te tille te rende.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›