E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore, 21.6 milion dollarë për sigurinë e digave

Banka Botërore blindon digat në lumin Drin. Eksperienca e vitit të kaluar ka bërë që të merret një vendim për një financim në shumën e 21.6 milion dollarë. Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore miratoi këtë hua si financim shtesë që do të plotësojë kredinë origjinale të IDA-s prej 35.3 milionë USD për të mbështetur qeverinë në sigurimin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit mbi kaskadën e Drinit. Ai gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e efiçencës operacionale dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji për tregun rajonal të energjisë elektrike. Huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore:

“ Rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës); dhe
“ Rehabilitimi i hidrocentralit të Komanit nëpërmjet rinovimit të pajisjeve elektro-mekanike dhe zëvendësimit të sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit.
 

Ky financim shtesë do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të projektit origjinal, duke kontribuar në këtë mënyrë për sigurimin e hidrocentraleve kryesorë të Shqipëri dhe duke ndihmuar në parandalimin e një fatkeqësie të mundshme nga një prishje e digës," tha Salvador Rivera, Drejtuesi i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e sigurisë së digave.Siguria e digave në vendin tonë është një aspekt për të cilën është punuar por edhe është investuar në mënyrë që të parandalohen përmbytjet të mundshme.

Për shkak të reshjeve mjaft intensive të vitit të kaluar një pjesë e mirë e digave pësuan dëmtime të konsiderueshme, kjo edhe për shkak të amortizimit. Gjatë këtij viti ka pasur një sërë ndërhyrjesh dhe rikonstruksionesh të cilat do të shërbejnë për të parandaluar përsëritjen e përmbytjeve në zonën e Shkodrës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›