Nasarbajew kerkon te fitoje zgjedhjet ne Kazakistan

Kjo kenge me siguri nuk do te fitoje ne Eurovision Song Contest. Kenga eshte nje version kazak i Take That i shoqeruar nga dy kengetare me humor te cuditshem Zgjidhni Kazakistanin sepse ne te gjithe e cmojme shume. Ne te gjitha kanalet ne televizion dhe ne radio mesazhi eshte i qarte Zgjidhni Kazakistanin zgjidhni Nasarbajew-in.
Kenga duhet te sjelle optimizem ne nje fushate shume te merzitshme fitimtari i te ciles duket se dihet presidenti i vjeter dhe i ri Nursultan Nasarbajew ditelindja 1940 qe prej 20 vjetesh ne post. Por ata qe terheqin fijet politike e dine mire se fitorja ne zgjedhje ka me shume vlere nese ne to shkojne shume kazake. Keshtu presidenti i stilizon zgjedhjet si moment kthese fati perpiqet te inskenoje pak drame ne zgjedhje Pavaresia jone paqja jone varet nga te gjithe. Nese te gjithe thone kjo nuk eshte puna ime nese secili mendon presidenti le te rrije aty ku eshte se eshte mire atehere nuk arrijme asgje. Ne humbasim mireqenien stabilitetin besimin tek qytetaret. Ky do te ishte fillimi i kaosit dhe nga kaosi mbetet mungesa e shtetit e rrogave dhe e pensioneve.
Papritur zgjedhje te parakohshme
Kaq shume patos nuk do te ishte i nevojshem. Sepse periudha e mbajtjes se postit nga Nasarbajewi perfundonte ne vitin 2012. Dhe ai ne fakt nuk donte te zhvillonte me zgjedhje por konfirmimin nepermjet nje referendumi te qendrimit ne post deri me 2020. Por kur pa se Keshilli Konstitutiv filloi te mos bindej Nasarbajewi hoqi dore nga referendumi dhe hodhi idene e zgjedhjeve te reja. Dhe kete menjehere brenda dy muajve. Vezhguesit politike spekullojne per arsyet e ketij veprimi nga frika e skenarit egjiptian Nga frika e popullit per shkak te cmimeve ne rritje Apo nga shqetesimi per gjendjen shendetesore te presidentit
Bildunterschrift Nursultan Nazarbajew- Nje dhurate e mrekullueshme per popullin
fare do qofte arsyeja e thirrjes se zgjedhjeve njerezve ne Kazakistan u eshte rrenjosur ne koke se vec presidentit aktual nuk ka alternative tjeter. Ne Kongresin e partise ne pushtet partise se presidentit Nur Otan qe u mbajt ne mes te muajit shkurt te pranishmit ishin me shumice. Ne krye ishte drejtori i nje ndermarrje shteterore Vladimir Kim nje njeri me shume influence Te gjitha shoqerite kane nevoje per nje ide kombetare. Ideja jone kombetare eshte pa dyshim ajo e Nursultan Nasarbajew-it Nje deputet ngjitur Nechoroschew i nderpret fjalen parafolesit duke shtuar Udheheqesi yne Nursultan Nasarbajew eshte nje gjeni- i dhene nga zoti dhe natyre. Nje dhurate e mrekullueshme per popullin tone.
Pjese te opozites bojkotojne zgjedhjet
Si eshte puna me opoziten Parti te rendesishme si ajo e socialdemokrateve i kane bojkotuar zgjedhjet. Njeri nga kryetaret e Partise Socialdemokrate Bulat Abilow e argumenton kete hap me kohen vetem njemujore te mbajtjes se fushates elektorale. Nese ne duam te shtypim pllakata dhe broshura thuhet se shtypshkronja ka probleme. Pastaj problemet dalin me shperndarjen. Abilow i vlereson zgjedhjet si farse. Mendohet qe Nasarbajewi te marre 90 perqind te votave. shte shume e qarte cfare eshte duke ndodhur ne Kazakistan.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i levizjes punetore Ajnur Kurmanow
Tre kandidatet per president nuk kane kohe te luftojne kunder presidentit sepse duhet te merren me problemet e tyre. Kjo vlen per kandidatin e shoqates ekologjike Tabigat Mels Eleusisow. Kur filloi nje jave tur neper Kazakistan per fushaten ai nuk kishte me vete sa duhet broshura.
Shprese per fitore morale
Me apo pa broshura asnje nga kunderkandidatet nuk eshte bindes mendon politologu Nurlan Erimbetow. Kur degjon ata te krijohet ideja se i kane kopjuar programet nga interneti. Ne to mungojne sinjalet dhe idete per grupe te caktuara sociale. Mesazhi eshte vetem Une jam i mire. Me zgjidh Megjithate edhe nese opozita nuk ka shance te fitoje ajo mund te fitoje ne nje kuptim tjeter. Kryetari i levizjes punetore Ajnur Kurmanow shpreson tek nje fitore morale e opozites Nese ne zgjedhje shkojne 20 30 perqind e votuesve atehere mund te thuhet se zgjedhjet deshtuan. Heret a vone bomba me sahat do te shpertheje.
Opozita shpreson se atehere do te vije koha e saj. Deri sa te vije ajo dite ne Kazakisran do te degjohet muzika.
Autor Anatolij Weisskopf / Aida Cama
Redaktoi Lindita Arapi