E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogë e majme për David Silvan

David Silva mund t’i bashkohet grupit të futbollistëve që marrin rroga të majme në Manchester City, duke e nënshkruar një kontratë të re.

Sipas uebfaqes goal.com, përfaqësuesi spanjoll aktualisht paguhet 130 mijë funte në javë me kampionët e Premierligës, ndërsa paraqitjet e sezonit të kaluar mund t’ia rrisin rrogën në 190 mijë në javë, duke e futur atë në ‘paketën’ e lojtarëve si Yaya Toure, Carlos Tevez e Sergio Aguero.

Përfaqësuesit e klubit janë takuar në Barcelonë me menaxherët e lojtarit, për ta diskutuar marrëveshjen e re. 26 vjeçari është mjaft i lumtur në City, të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›