Vritet 31-vjeçari në Tiranë, në pranga autori

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe sherbime te Sektorit Kunder Krimeve te Renda, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.
Nga administrimi dhe vlerësimi në kohë i deklarimeve dhe informacioneve, brenda 30 minutash, u bë e mundur kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të vrasjes, i cili është shtetasi Lorenc Brahim Zaimi, vjec 28, banues në Tiranë. Kapja e autorit u bë në banesën e vjerit të tij në Shkozë Tiranë.
Nga hetimet e kryera rezulton se viktima dhe autori kanë qënë duke konsumuar pije alkolike, në lokalin Bar-Kafe të ndodhur në lagjen e Çollakeve, dhe për motive të dobëta të çastit janë grindur në ambjentet e këtij lokali, e më pas janë goditur me grushta e sende rrethanore, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Remzi Çollaku.
Nga banoret e zonës është tentuar t`i jepet ndihma e menjëhershme shtetasit Remzi Collaku, duke e dërguar ne Spitalin e Senatoriumit i cili më pas nuk ka mundur të mbijetojë.
Materialet proceduriale parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./Start/
2012-07-22 11:39