Vritet 45 vjeçari,trupi gjendet në lumin Mat

Një 45 vjeçar është vrarë me mjete të forta pranë urës së Milotit, ndërsa trupi i pajetë u gjet në ujrat e lumit Mat.Sipas policisë, viktima është Lekë Gjon Biba.
45 vjecari u gjet mbrëmjen e së henës i vdekur në ujrat e lumit Mat, vetëm pak metra larg automjetit me targa TR 68 98 F, me të cilin udhëtonte.
Fillimisht forcat e policisë, kanë gjetur makinën e 45 vjeçarit, dhe fillimisht kanë dyshuar se janë përballë një aksidenti automobilistik.
Por, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekspertizës, specialistët e policisë kanë dalë në përfundimin se 45 vjeçari ishte vrarë.
Gjatë ekspertizës rezultoi se Lekë Gjon Biba ishte qëlluar disa herë me mjete të forta, dhe më pas është hedhur në ujrat e lumit Mat.Sipas hetimeve të para, viktima ka marrë goditje të forta në kokë.
Policia dyshon se 45 vjeçari mund të jetë goditur me thikë ose me mjete të tjera të forta. Policia u njoftua për ngjarjen nga i biri i viktimës.
Ndërkaq, policia ka verifikuar se mjeti i gjetur pranë vendit të krimit nuk i përket viktimës.
Sipas policisë, autovetura me targa Tirane TR 68 98 F i përket një tjetër personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ndërkaq, forcat e policisë së Kurbinit, vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.