E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaptuesve të trojeve u janë marrë 1 milionë e 321 m2

Deklaron ministri i Shtetit Genc PolloMinistri i Shtetit, Genc Pollo organizoi dje mbledhjen e fundit për vitin 2009 me anëtarët e Komisionit Qeveritar të Tokës për verifikimin e titujve të pronësisë. Sipas Pollos, “deri në fund të nëntorit të këtij viti, u janë marrë zaptuesve 1 milionë e 321 mijë metër katrorë tokë, tokë e marrë në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarë abuzivë, por edhe nga privatë të pangishëm”.Sipas Ministrit të Shtetit, mësohet se, ky është një proces që po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit në gjykatë, të tëra këtyre vendimeve që kanë marrë komisionet përkatëse pranë prefekturave, ky fond toke i kthehet pronësisë së shtetit, për t’u përdorur për qëllime publike, në radhë të parë për kompensimin e pronarëve.Sipas tij, në bazë të ligjit 9948 të datë 7 korrik 2008 për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore janë krijuar komisionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë, pranë çdo prefekture....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›