Gjykata rrëzon padinë e kunatit të Dash Pezës - s’dihet a do mjaftojnë deputetët e Ramës për dezhurnin e fundvitit
Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e biznesmenit Ilir Mata, kunatit të deputetit të PS, Dashamir Peza për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtuar dosjen e ka konsideruar të pabazuar në ligj kërkesën e kreut të shoqërisë së ndërtimit TTA-ALBA-LAM sh.p.k. Ky pallat është i ndërtuar në një hapësirë publike, konkretisht në rrugën lidhëse të lagjes, duke zënë pjesën tërësore të saj.Mata dorëzoi kërkesën për ndërprerjen e aksionit të Inspektoratit të Lartë të Ndërtimit, pas prishjes së 3 prej 12 kateve të pallatit më 7 dhjetor 2009.Në padinë dorëzuar në gjykatë kërkohej të shpallej i pavlefshëm akti administrativ për prishjen e pallatit si dhe të ndërpritej aksioni.Aksioni për prishjen e këtij pallati shkaktoi mjaft polemika mes kampeve politike. Deputetet e majtë e konsideruan aksionin si sulm të kryeministrit ndaj opozitës, nga ana tjetër u deklarua se në të gjitha rastet ku konstatohen abuzime do të ndërhyhet për prishjen e objekteve....