E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Viti 2009, viti më i mbarë në historinë e vendit”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pritje me gazetarëtKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e vlerëson vitin që po mbyllet si më të suksesshmin për vendin, pasi vetëm në një hark të shkurtër kohor për Shqipërinë rrodhën proceset më të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin euroatlantik. Topalli evidentoi se anëtarësimi në NATO, miratimi i kërkesës për statusin kandidat dhe certifikimi i rezolutës së PE që i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave me BE, janë momentet më madhore që i delegojnë denjësisht Shqipërisë perspektivën ‘pro’ integrimit. Kryeparlamentarja i bëri këto komente gjatë një pritjeje të organizuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit me drejtues të medias, botues, gazetarë, analistë e drejtues të emisioneve televizive. “Ne po mbyllim një vit të mbarë. Në jetën time politike nuk di një vit më të mbarë në termat politik, të integrimit ekonomik për vendin tonë sesa ky vit. Kam parasysh anëtarësimin në NATO, mbylljen e ratifikimit të MSA-së, dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, përgjigjen pozitive të 27 vendeve te BE-së në miratim të kërkesës sonë, rezolutën e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, në një kohë kaq të shkurtër, ngjarje kaq të mëdha në procesin integrues Shqipëria nuk ka pasur, ndaj dhe e konsiderojmë një vit të suksesshëm dhe të mbarë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.Duke u ndalur te roli i medias, Topalli falënderoi të gjithë gazetarët për punën dhe misionin e tyre sa të vështirë aq edhe të rëndësishëm dhe njëherazi shtoi se politika dhe media janë si dy pjata tektonike që nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. “Në fakt, politika dhe media janë si dy pjata tektonike. Jo gjithmonë raportet i kanë shumë të ngrohta, por nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Unë e di sesa orë të zgjatura, sa punë të madhe, se më çfarë shpejtësie ju përcillni lajmin. Në një farë mënyre unë jam e apasionuar pas medias. Kur kam pak kohë të lirë kaloj me radhë të gjitha stacionet për të ndjekur çdo lajm, çdo koment, çdo gjë të re që përcillet”, deklaroi më tej Topalli duke uruar që viti i ardhshëm të jetë një vit edhe më i veçantë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›