E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet babai, plagoset i biri, dyshohet hakmarrje

Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODER- Frederik dhe Jurgen Marku, babë e bir, 47 dhe 22 vjeç janë qëlluar me armë rreth orës 16:30 minuta në qytetin e Shkodrës. 47- vjeçari ka humbur jeten menjehere, ndersa i biri mesohet se eshte ne gjendje te rende ne reanimacion, ne spitalin e Shkodres.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të spitalit rajonal të qytetit.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, por sipas të dhënave të para dyshohet se motivi mund të jetë hakmarrja.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.

Rreth 1 vit më parë babë e bir ishin përfshirë në një sher në zonën e thellë të Dukagjinit, në afërsi të fshatit Thellë, ku për shkak të rrugës së ngushtë dy automjete janë fërkuar, duke krijuar dëmtime të lehta.

Asokohe, babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, 46 dhe 21 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, kanë goditur në fytyrë me tytën e armës së gjahut 50-vjeçarin me inicialet Z.D.

Markët e kanë zbritur nga makina e tij 50-vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin. Për pasojë, shtetasi Z.D. ka marrë disa dëmtime të lehta në pjesën e kokës. Më pas babë e bir kanë goditur automjetin tip Ifa me të cilën udhëtonte 50-vjeçari, duke i thyer të gjithë xhamat. Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tyre, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip çifte që këta persona e mbanin pa leje.

Në momentin e ndalimit, personat në fjalë nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. Ndaj shtetasve Frederik dhe Jurgen Marku janë ngritur akuzat kanosje e kryer në bashkëpunim, shkatërrim prone, e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve të gjahut dhe plagosje e lehtë me dashje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›