E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet deputeti i PVD, Isuf Azizi

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës Isuf Azizi është vrarë mbrëmjen e së premtes pranë shtëpisë së tij, në rrethana ende të paqarta. Azizi, ishte drejtor i kompanisë "VALONI-PETROL" në Prishtinë dhe në Preshevë. 42-vjeçari ishte baba i 5 fëmijëve, ndërsa është vrarë në pritë afër shtëpisë së tij, derisa po kthehej nga puna në shtëpi. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia e Preshevës dhe ka konstatuar se ky ishte atentat ndaj Isuf Azizit, biznesmenit të njohur shqiptare në Kosovën Lindore, njëherësh edhe anëtar i PVD-së, i cili është i njohur edhe si humanist e bamirës, por edhe si njeriu që i dha kontribut çlirimit të Kosovës. Për zbardhjen e këtij rasti të rëndë, kanë nisur hetimet përkatëse. Vrasja e drejtorit të kompanisë "VALONI PETROL", ka shqetësuar biznesmenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës. Jo zyrtarisht mësohet se i ndjeri Azizi është viktimë e radhës e dorës kriminale serbe dhe e bashkëpunëtorëve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›