Vazhdon kaosi me listat e kandidatëve, KQZ miraton vetëm PD dhe LSI

Partia Socialiste nuk ka dorëzuar ende listën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje gjatë mbledhjes së radhës, listën e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa ka kthyer listën e Socialistëve për qarkun Lezhë, për të plotësuar detyrimin ligjorë, atë të përfshirjes në lisë të 30 për qind të kandidateve femra. Por diskutimi i kësaj liste u shoqërua me kontestime nga ana e përfaqësuesve të opozitës, pasi lista e kandidatëve zyrtarë të PD-së u paraqit me disa ndryshime në KQZ, të cilat konsistonin në shtimin e mandateve në disa qarqe ose në zhvendosje emrash nga njëri qark në tjetrin. Megjithatë, ekspertët ligjorë të KQZ i gjykuan ndryshimet e reflektuara në lista, në përputhje me ligjin.KQZ rezultoi se edhe lista me më shumë emra sesa mandate nuk ka asnjë shkelje ligjore. Përfaqësuesi i PS-së, në KQZ, Genci Gjonçaj, duke kontestuar këto ndryshime tha se lista shumëemërore organizohet mbi bazën e mandateve të përcaktuara për qarkun përkatës. Partitë politike paraqesin në KQZ një listë, e cila vjen në përputhshmëri me këto mandate. Por, në rast se në listat shumëemërore të sjella nga partitë ne shtojmë përtej këtij numri, atëherë vëmë në pikëpyetje atë nen të kodit që kërkon respektimin e gjinisë në masën 30%, u shpreh Gjonçaj. Në përfundim të shqyrtimit të dokumenteve të kandidimit për listat e propozuara nga PS, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se lista e PS-së ka një mangësi tek Qarku Lezhë, për shkak të kriterit të 30 %-t, ndaj duhet ta kthejmë për plotësim, duke shprehur bindjen se brenda ditës së hënë të datës 25 maj, më së shumti të martën, kjo mangësi do të plotësohet nga PS-ja. Lista e PS-së, e paraqitur në KQZ, kishte tre ndryshime. konkretisht në qarkun Lezhë kandidati i publikuar zyrtarisht Luan Dalipaj zëvendësohet me Manushaqe Kulin, ndërsa në qarkun e Shkodrës, Helidon Bele zëvendësohet me Suzana Golemaj. Në emrat e kandidatëve në Qarkun e Kukësit, me qëllim respektimin e kodit zgjedhor për 30% e kuotës gjinore, kemi një zhvendosje të emrave ku kandidatja Tatiana Kerxhaliu, e renditur e katërta në listë, ngjitet e treta, duke u ndërruar me kandidatin Rexhep Ukperaj. Pas dorëzimit të listave të kandidatëve në 19 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve për rreth 31 subjekte politike, nga 35 të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit. Vetëm listat e 4 partive kanë rezultuar në përputhje me ligjin, PD, PLL, LSI dhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve. Kështu, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në të dyja seancat që zhvilloj gjatë ditës së djeshme, vendosi kthimin e listave shumëemërore të kandidatëve për 12 subjekte zgjedhore, të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit, pasi kishin parregullsi të mëdha në dokumentacion. Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Toleranca e Re, Partia Ora Shqiptare, Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Partia Demokracia e Re Evropiane, G 99 dhe Partia Konservatore ishin partitë me lista që shkelnin kodin zgjedhur dhe dokumentacioni i të cilave u vlerësua me probleme nga anëtarët e KQZ-së. Listat e këtyre subjekteve ishin me mangësi kryesisht në dokumentet e identifikimit të kandidatëve si dhe nuk respektonin kriteret e kuotës gjinore, prej 30% të grave. Pjesa më e madhe e partive të sipërpërmendura, në listat e tyre më shumë kishin parregullsi në dokumentet e identifikimit, ku një pjesë e kandidatëve nuk kishin depozituar në KQZ asnjë lloj dokumenti identiteti, ndërsa emrat e tjerë që u cilësuan të parregullt, kishin depozituar dokumente që u kishte skaduar afati. Ndërkaq, mësohet se partia më e madhe opozitare në vend, PS, ka nisur të korrigjojë listën e saj në qarkun e Lezhës, në mënyrë që kur të vijë momenti i paraqitjes së tyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo të rezultojnë në rregull, para datës 27 maj. Faktikisht, parregullsitë që u konstatuan dje në listat emërore të partive të vogla si partive të vogla si PDK, LZHK, PBK, Poli i Lirisë etj., kanë qenë arsyeja kryesore për të cilën u kthyen mbrapsht për korrigjim listat e kandidatëve të partive të vogla ditën e djeshme prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga ana e tij, institucioni i KQZ-së u ka lënë partive politike në dispozicion një afat prej 3 ditësh për të pasur mundësi të korrigjimit të listave të kandidatëve të tyre. Sipas urdhrit më të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ri dorëzimi i tyre duhet të kryhet brenda datës 27 maj.
Last Updated on Sunday, 24 May 2009 21:25