Vritet dhe më pas varet, vrasësi i vëllait të kryetarit afgan

Vrasësi i vëllait të Hamid Karzait, është vrarë dhe më pas është varur në një prej zonave më të frekuentuara të vendit. Kufoma e vrasësit të Ahmed Vali Karzain, vëllait të Hamid Karzait, kryetarit të Afganistanit, është varur në një ndërtesë në rrugën më të frekuentuar në Kandahar.
Kufoma e tij ka qëndruar për 20 minuta, si vërejtje për talibanët. Motivet e vrasjes nuk dihen ende, ndërsa përgjegjësinë për vrasje e morën talibanët.