Vritet gjermani i rrëmbyer në Nigeri

Një zyrtar nigerian tha se një inxhinier gjerman i rrëmbyer në qytetin e Kanos pesë muaj më parë është vrarë gjatë një përpjekje të dështuar shpëtimi, njofton agjencia AP.
Zyrtari i sigurisë, që kërkoi të mbetej anonim për shkak se lajmin nuk është konfimruar zyrtarisht nga autoritetet, tha se operacioni për lirimin e Edgar Friz Raupahit ka ndodhur në orët e para të së enjtes.
Një grup që ka lidhje me Al-Kaidën në Magrebin islamik, i njohur si AQIM, i ka thënë një agjencie të lajmeve të Mauritanisë se po e mbante një qytetar gjerman, pasi e kishte rrëmbyer në Nigeri.