E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet komandanti i ushtrisë së Jemenit

Njëri nga komandantët kryesorë të ushtrisë së Jemenit është vrarë nga një sulm vetëvrasës në qytetin e Adenit.

Gjenerali, Salem Ali Katan, ka udhëhequr ofensivën kundër rrjetit terrorist të Al Qaidës.

Ofensiva ka detyruar grupet militante të tërhiqen nga disa qytete dhe fshatra në krahinat jugore, të cilat kanë qenë nën kontrollin e militantëve qysh në vitin e kaluar.

Në këtë ofensivë njëmujore thuhet të jenë vrarë qindra njerëz, përfshirë militantë të Al Qaidës, ushtarë, policë dhe civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›