E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe fuqitë perëndimore vazhdojnë bisedat në Moskë

Rrethi i radhës i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit, nisi në Moskë.

Delegacioni i gjashtë fuqive – Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë – udhëhiqet nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Një zyrtar i BE-së ka thënë për agjencinë Reuters se komuniteti ndërkombëtar nuk do që bisedimet të zvarriten pa ndonjë përparim.

Palët nuk kanë arritur të shënojnë ndonjë përparim gjatë rrethit të fundit të bisedimeve në Bagdad, në muajin maj.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera druajnë se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore. Republika Islamike i hedh poshtë pretendimet, duke thënë se programi i saj ka synime ekskluzivisht paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›