E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Pyllin e Sodes, frike tek pushuesit ne plazh

Vlore- Nje zjarr i rene pasditen e djeshme ne Pyllin e Sodes ne rrethana ende te paqarta, per pak sa nuk ka rrezikuar pushuesit e shumte ne plazh dhe zonen ku ndodhet TEC-i i Vlores. Vatra e flakeve ka qene te pakten 500 metra larg TEC-it, ne nje zone e cila nuk eshte e mbjelle me shume peme, por mberritja e zjarrfikesve ne kohe ka bere qe flaket te shuheshin brenda nje ore. Demet kane qene te pakta dhe tragjedia eshte shmangur, kurse policia nisi hetimet per te zbuluar shkakun dhe autoret. Dyshohet se shkak per zjarrin mund te kene qene temperaturat e larta, ose ndonje pakujdesi e pushuesve te zones.
O. H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›