E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë një 21-vjeçar në Tiranë

Një i ri 21 vjeç ka ndërruar jetë pasi është goditur me thikë në trup. Viktima është identifikuar si Arbër Mitro. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një trotuar në një nga rrugët e “Don Boskos’, ndërsa viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar, A. Bajraktari, i shpallur në kërkim. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar deri në vrasje. Policia ka nisur kërkimin nga kontrolli i banesës së të dyshuarit A. Bajraktari./Indeksonline./  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›