E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mposht 2-0 Armeninë

(E plotësaur) Kombëtarja e Shqipërisë mbylli në avantazh pjesën e parë të miqësores me Armeninë, e cila po zhvillohet aktualisht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Goli i avantazhit u realizua në minutën e 22’, nga ana e mesfushorit Valdet Rama, i cili i gjetur i zbuluar brenda zonës, goditi saktë dhe mposhti portierin armen, falë edhe një devijimi të mbrojtësit.

Pjesa e parë ishte gjithashtu e pasur me raste, mbi të gjitha për përfaqësuesen tonë, e cila dominoi 45-minutëshin.

----

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në mbrëmje miqësoren kundër Armenisë. Trajneri Xhani De Biazi pritet të eksperimentojë, ndërsa do btë debutojnë edhe dy futbollistët Gashi dhe Lenjani.

Pa shumë prej lojtarëve më të rëndësishëm, trajneri italian do t’i japë hapësira futbollistëve të rinj të grumbulluar për këtë ndeshje. De Biazi do të provojë një mbrojtje me tre, ku sigurisë së Canës në qendër do ti bashkohen Dallku e Teli. 

Nisen për herë të parë si titullarë Gjasula dhe Abrashi, ndërsa kundër Armenisë do të debutojë me ngjyrat kuqezi futbollisti i Grasshopers, Shkëlzen Gashi. Në sulm pritet të luajë Januzi nga minuta e parë, ndërsa i gatshëm është Kapllani që kthehet në kombëtare pas gati dy vitesh mungesë.

Si miqësore, De Biazi do të ketë mundësi të bëjë shumë zëvendësime, çka do të thotë edhe minuta në këmbët e të gjithë lojtarëve të grumbulluar, përfshirë edhe debutuesin tjetër Emir Lenjani. Ditët e grumbullimit në Tiranë kanë shkuar mirë. Asnjë dëmtim I papritur për Xhani De Biazi që mund të mbështetet te të gjithë futbollistët e thërritur për këtë ndeshje./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›