Vritet në Itali, 27 vjeçari shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë natës, shumë pranë banesës së tij në Siena të Italisë. Viktima Lorenc Lame, sipas policisë italiane, punonte si kamerier dhe jetonte me dokumenta të rregullta në vendin fqinj. Automjeti me të cilin besohet se kanë lëvizur vrasësit u get i djegur në afërsi të varrezave të qytetit. Në të gjithë zonën karabinierët kanë ngritur post-blloqe, por ende nuk ka asnjë njoftim për kapjen e autorit.