Vjenë/ Aksidentohet autobusi nga Kosova, 6 të vdekur
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë nga një aksident i ndodhur mbrëmë në një nga autostradat pranë kryeqytetit austriak, Vjenë.
Autoritet vendase bëjnë të ditur se, autobusi me targa gjermane që vinte nga Kosova është përplasur me dy kamionë, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vjenës për të marrë ndihmën e nevojshme.
Rreth 20 persona të tjerë kishin marrë plagë më të lehta në këtë aksident të ndodhur rreth mesnatës. Sipas informacioneve të shërbimeve të shpëtimit, nuk dihen ende shkaqet e verëteta të këtij aksidenti.
Shumë zjarrëfikëse, mjekë, ambulanca dhe policë janë mobilizuar në vend, ndërkohë që qarkullimi në autostradën A21 është ndërprerë krejtësisht për shkak të aksidentit.