E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Shkatërrohet banda marokeno- shqiptare

Një operacion blic i karabinierëve në Itali me bashkëpunimin edhe me forca të tjera policore në Spanjë, Francë e Belgjikë çoi në shkatërrimin e një bandë marokeno- shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pas lëshimit të urdhër arrestit nga prokuroria Antimafia në Trento, në pranga kanë rënë 57 persona, nga të cilët 13 janë kapur në flagrancë.

Nga hetimet e kryera rezulton se organizata transportonte sasi të mëdha hashashi nga Maroku, kokainë nga Hollanda dhe heroinë nga Ballkani drejt Italisë. Pas mberritjes ne Itali, transporti dhe shperndarja e saj menaxhohej nga Sakra Korona Unita brindiziane e cila merrej me shpërndarjen e lendes narkotike në rajonet të ndryshme si dhe fshehjen e trafikanteve te huaj.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›